Telenews

Borrell, Evropa është në rrezik, përkrahim bashkëpunimin ushtarak në Ballkanin Perëndimor

Kreu i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se BE-ja mbështet bashkëpunimin ushtarak rajonal, duke përmendur veçanërisht Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Maqedoninë e Veriut dhe duke theksuar se Evropa është në rrezik.

Ai ka thënë se janë ndërmarrë shumë veprime për të rritur sigurinë evropiane, por nevojitet më shumë, transmeton Paparaci.

“Në Ballkanin Perëndimor, ne mbështesim bashkëpunimin ushtarak rajonal, si dhe Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Maqedoninë e Veriut. Ne gjithashtu mbështesim Moldavinë dhe Gjeorgjinë në fqinjësinë lindore dhe Jordaninë dhe Libanin në fqinjësinë jugore”, ka thënë Borrell.

Sipas zyrtarëve të Bashkimit Evropian, situata aktuale gjeopolitike e sjellë Evropën në rrezik.

Arsyeja është lufta hibride e karakterizuar nga sulme kibernetike.

“Deri më tani, ne kemi përdorur 6.1 miliardë euro për të forcuar mbështetjen për Ukrainën nga vendet anëtare të BE-së, dhe me to, BE-ja ka dhënë gjithsej 31 miliardë euro pajisje ushtarake në Ukrainë që nga fillimi i luftës. Dhe ky numër vazhdon të rritet çdo ditë. Ndër veprimet e tjera, deri në këtë verë do të trajnojmë 60.000 ushtarë ukrainas, i kemi dhënë Ukrainës 500.000 predha të artilerisë dhe deri në fund të vitit do të kenë mbi një milion”, ka thënë Borrell./

Të ngajshme

Tmerr në Antalia, luani del nga kafazi dhe sulmon një familje në park

Valjeta Turkaj

21 fëmijë në mesin e viktimave nga përmbytjet në Kerr të Teksasit

Valjeta Turkaj

12 të arrestuar në Greqi, mes tyre edhe shqiptarë

Valjeta Turkaj