Telenews

Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni – po trajtohej në QKUK

Një 44-vjeçar ka ndërruar jetë në Qendrën Emergjente të QKUK-së, pasi ishte dërguar në gjendje të rëndë nga Spitali i Prizrenit, si pasojë e lëndimeve të marra nga rënia nga lartësia.

Lajmin e ka konfirmuar për IndeksOnline drejtori i QKUK-së, Naser Syla, i cili bëri të ditur se pacienti, mashkull i lindur në vitin 1982, është pranuar me politraumë të rëndë dhe në gjendje jo stabile.

“Një mashkull i lindur më 1982 është sjellë nga Spitali i Prizrenit, pas rënies nga lartësia, me lëndime të shumta trupore, politraumë e rëndë dhe gjendje jo stabile.

Përkundër përpjekjeve të stafit mjekësor, ai nuk arriti t’u përballojë lëndimeve të rënda dhe ka ndërruar jetë në Qendrën Emergjente”, ka deklaruar Syla.

Të ngajshme

Nata e zjarreve edhe në Prishtinë, Lladrovci i ftuari i Ramës: Kryeqyteti nderon heronjtë e tij

Rrezarta Ramaj

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike

Rrezarta Ramaj

Goli i Yamalit vendimtar, Barça arrin fitoren ndaj Bilbaos

Rrezarta Ramaj