Telenews

FBI tregon nëse goditja e urës nga anija në SHBA ndodhi me qëllim (VIDEO)

 

 

Ura e ”Francis Scott Key” në Baltimore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është shembur herët në mëngjesin e sotëm pasi u godit nga një anije e madhe, sipas një videoje të siguruar nga CNN.

Nga kjo tragjedi në shtetin amerikan, fatmirësisht ka shumë pak viktima të raportuara deri tani, më pak se shtatë e dy persona kanë arritur të shpëtojnë dhe të dalin nga uji, transmeton CNN, përcjellë Telenews.al

Sipas raportimeve të mediave amerikane, ndonjë tragjedi e përmasave të mëdha u shmang kjo pasi ekuipazhi i anijes që goditi urën, paralajmëroi autoritetet amerikane se nuk po mund ta frenojë anijen dhe kësisoj ato mbyllën laurat për automjete.

Anija që goditi urën ”Francis Scott Key” në Baltimore, ishte një anije me kontejnerë të industrive të ndryshme, e quajtur ”’DALI”.

Ndërsa, në një deklaratë të martën, zyra në terren e FBI-së në Baltimore tha se nuk ka asnjë informacion specifik dhe të besueshëm për të sugjeruar ndonjë lidhje me terrorizmin në këtë moment në lidhje me shembjen e urës.

Një helikopter fluturon mbi skenën e shembjes së urës Francis Scott Key në Baltimore, Maryland, më 26 mars.

Pamje ajrore e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi një anije me kontejnerë u përplas me një mbështetje më 26 mars.

Të ngajshme

Kontrollojeni kuletën, disa monedha 2-euroshe mund të vlejnë mijëra euro

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj

Zbulohet fabrika ilegale e cigareve në Slloveni, punëtorët mbaheshin të mbyllur për 25 ditë –

KushtrimGuraj