Telenews

Konfirmohet goditja e këmbësores nga treni, kjo është gjendja e saj

 


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash te hekurudha në Prishtinë, ku treni dyshohet se ka goditur një këmbësore.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar me urgjencë në spital.

“Rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën për një aksident në lagjen Lakrishtë. Aksidenti ka ndodhë në hekurudhë ku kanë qenë të përfshirë një tren dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut“.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Të ngajshme

Xhiroja e pestë: Bashkimi vazhdon kryesimin, Trepça fillon këndelljen

Rrezarta Ramaj

Oriola Marashi ofron shpërblim prej 2000 eurove për gjetjen e qenit të saj

Rrezarta Ramaj

Haziri: Presidentja ta dekretojë ose ta kthejë ligjin për UÇK-në në Kuvend

Rrezarta Ramaj