Telenews

Aktori Lulzim Rexha diagnostikohet me kancer, ka nevojë për ndihmën tuaj

Aktori Lulzim Rexha është diagnostikuar me një formë të rrallë të kancerit, që njihet si “Ewing Sarcoma”. Ballafaqimin me këtë sëmundje dhe trajtimin e saj, Luli po e vazhdon në Gjermani.

Por kostoja e trajtimit i tejkalon mundësitë financiare të familjes. Ndaj, familjarët e tij kërkojnë mbështetjen dhe solidaritetin e njerëzve për të kontribuar për Lulin.

“Lulin të gjithë e njohim si koleg të vyer, punëtor të palodhur e mbi të gjitha shok të buzëqeshur e mbështetës për secilin e secilën në çdo rrethanë. Hajde të bëhemi bashkë të gjithë ne kësaj here për të, që të na kthehet në Kosovë me energjinë pozitive që e karakterizon”, thuhet në platformën GoFoundMe.

Për ta ndihmuar Lulin KLIKO KËTU 

Të ngajshme

Begaj pret ambasadorin e Ekuadorit, kërkon njohjen e Kosovës: Një kontribut për paqen dhe sigurinë në Ballkan

Yllka Gashi

Operacion në barkun e nënës, mjekët korrigjojnë gastroskizën para lindjes

Yllka Gashi

Shkelje të rënda, Inspektorati ndal punimet në Podujevë e Shtime, një rast përfundon në polici

Yllka Gashi