Telenews

Basketboll / Prishtina e bojkoton ndeshjen për vendin e tretë në Ligën Unike mes Kosovës e Shqipërisë

 

 

Sigal Prishtina pritet që të mos luajë ndeshjen për vendin e tretë në Ligën Unike.

Siç ka mësuar Telenews.al, klubi kryeqytetas sot është nisur për tu rikthyer në Kosovë dhe e gjithë kjo mësohet të ketë ndodhur në saje të pakënaqësive për referimin e mbrëmshëm në ndeshjen me Trepçën.

Të kujtojmë se Prishtina në 6 ditët e fundit ka zhvilluar plotë katër ndeshje dhe ka arritur tri fitore e një humbje, ku në duelin me AEL-in për Ligën Ballkanike, është lënduar njëri prej lojtarëve kryesorë, Derrick Wilson.

Ekipi bardhekaltër në ndeshjen për vendin e tretë në Ligën Unike ishte paraparë të luante ndaj Pejës dhe pikërisht ndaj tyre pritet të luajë gjatë ditëve në vijim edhe duelin vendimtar për vend të parë në Ligën Ballkanike.

Prishtina sivjet po e synon fitimin e titullit të Ligës Ballkanike dhe titullit e kampionit të Kosovës.

Të ngajshme

Boksieri nga Zhuri i Prizrenit synon fitoren e tretë radhazi në karrierën profesioniste –

KushtrimGuraj

Gjobitet me 255 euro Ronaldo, një shumë qesharake për yllin që fiton 225 milionë euro në vit –

KushtrimGuraj

Xhiroja e pestë: Bashkimi vazhdon kryesimin, Trepça fillon këndelljen

Rrezarta Ramaj