Telenews

Hamza: Absurde që dinari të jetë valutë në Kosovë

Bedri Hamza, i nominuari i PDK-së për kryeministër, i ftuar në emisionin “Debat Plus”, ka thënë se është absurde të mendohet që dinari të jetë valutë zyrtare në Kosovë.

“Për t’u rregullu valuta jonë kombëtare dhe të merret euro si valutë, duhet me i plotësu kushtet dhe me qenë në harmoni të plotë me Bankën Qendrore Evropiane” ka thënë Hamza.

Sipas Hamzës, futja e markës gjermane në Kosovë dhe pastaj konvertimi i markës gjermane në euro ka qenë teknikë dhe ndërmarrje shumë e madhe.

Hamza është shprehur se është fat i mirë që Kosova e përdor euron, siç tha ai, është valutë e besueshme i ik rrezikut, kursit të këmbimit, është më i lehtë qarkullimi, sepse përdoret në shumicën e Bashkimit Evropian.

“Unë besoj që edhe shumë shtete të tjera kur t’i plotësojnë kushtet do të aplikojnë për të hyrë në eurozonë”, ka thënë me tej Hamza.

source

Të ngajshme

Prokurori Ersan Qavolli avancohet në Kryeprokurorinë e Shtetit

Yllka Gashi

“Ky vend e tradhtoi Hashim Thaçin”, Rama nga SHBA: Nuk u bë më mira për George Washington-in e Kosovës

Yllka Gashi

Përmbyllet gara tradicionale “Ujku Garues 2026”, morën pjesë 20 ekipe nga njësitë e FSK-së

Yllka Gashi