Telenews

Kosova pjesë e Hartës Gjeologjike Evropiane

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se Kosova është tashmë është pjesë e Hartës Gjeologjike Evropiane.

Sipas Rizvanollit, Kosova pa fusnotë, por tashmë është paraqitur në hartë me kufij të plotë.

“Pas një angazhimi intenziv nga Shërbimi Gjeologjik i Kosovës, Kosova tash është paraqitur në hartë me kufinj të plotë e pa fusnotë, si dhe trajtohet njëjtë si të 37 vendet Evropiane pjesë të Shërbimit Gjeologjik Evropian”, ka shkruar në Facebook Rizvanolli.

Shërbimi Gjeologjik Evropian (EuroGeoSurveys -EGS) është organizatë e cila në vete ka aktualisht rreth 37 vende anëtare dhe qëllimi i saj është që përmes bashkëpunimit të ndërsjellë të ofroj harta gjeologjike si dhe të dhëna të tjera relevante për proceset vendimmarrëse në kuadër të institucioneve evropiane.

Kosova pjesë e Hartës Gjeologjike Evropiane

 

source

Të ngajshme

Reagon deputeti i AAK-së: Dështoi Loja e pushtetarëve

Yllka Gashi

Konsoni, përkushtim ndaj cilësisë dhe freskisë në çdo produkt

Rrezarta Ramaj

Sali Berisha kërkon urdhër arrest ndërkombëtar për Vlora Hysenin

Yllka Gashi