Telenews

Nëntë persona të lënduar nga një aksident në Klinë

Nëntë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në Klinë.

Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini zëdhënësi i Policisë në Pejë, Driton Rugova i cili tha aksidenti është regjistruar mbrëmë në mesnatë.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

“Nëntë persona janë të lënduar nga ky aksident. Deri më tani nuk kemi marrë ndonjë informacion për ndonjë nga të lënduarit me gjendje të rëndë apo që është në rrezik për jetën”, tha Rugova.

Pas aksidentit, ekipet e policëve të njësisë së trafikut janë dalë në vendin e ngjarjes teksa të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.

source

Të ngajshme

Arrestohen dy persona në Zubin-Potok, dyshohet se gjatë luftës kanë vrarë 23 civilë shqiptarë

Yllka Gashi

Alarmante, mbi 100 aksidente rrugore gjatë 24-orëve të fundit

Yllka Gashi

Ekskluzive | Këta janë të dyshuarit për plagosjen me armë para Picerisë “Doro” në Prishtinë

Yllka Gashi