Telenews

Zjarr në një mal të Gërlicës së Kaçanikut, zjarrfikësit dalin në vendngjarje

Gjatë kësaj mbrëmjeje, një zonë malore në fshatin Gërlicë e Epërme në komunën e Kaçanikut, është përfshirë nga zjarri.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Me datën 06.04.2024 rreth orës 19:35 kemi pranuar një informacion se në fshatin Gërlicë e Epërme , tek lagjja “Prushaj” në Kaçanik, një zonë malore është përfshirë nga zjarri”, ka thënë Veseli.

Ai ka thënë se brigada e zjarrfikësve të Kaçanikut menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Janë njoftuar brigada e zjarrfikësve të Kaçanikut, të cilët menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes në përpjekje për ta shuar zjarrin, ndërsa edhe ekipe të policisë janë atje”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt.

source

Të ngajshme

Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë, të dyshuar dy vëllezër

Yllka Gashi

Evropa nën alarm nga zjarret, mijëra hektarë pyje përfshihen nga flakët

Yllka Gashi

Deficiti tregtar arrin në 578.3 milionë euro, eksportet mbulojnë vetëm 15% të importeve

Yllka Gashi