Telenews

Parandalohet futja e lëndëve narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është bërë parandalimi i futjes së kontrabandës në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

Gjatë ditës së sotme në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, zyrtarët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda qendrës.

“Gjatë pranimit të të burgosurit E. D, në rrobat e tij në mënyre të komufluar u gjet një sasi e dyshuar e narkotikëve,” thuhet në njoftim.

Sipas tyre, lidhur me këtë rast, janë ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore, poashtu është njoftuar edhe Policia e Kosovës.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndrojë duarkryq përballë këtyre dukurive negative, të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj,” shkruhet në njoftim.

source

Të ngajshme

Shqipëria pritet të përjetojë temperatura deri në 40 gradë

Yllka Gashi

Ligj i ri në Mal të Zi: Gratë me cikël menstrual të dhimbshëm, përfitojnë dy ditë pushim çdo muaj

Yllka Gashi

Shpallje e pavlefshme – Certifikatë e humbur

Rrezarta Ramaj