Telenews

Pritet të fillojë pastrimi i shtretërve në Kosovë

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se janë hapur procedurat e prokurorit për pastrimin e shtretërve të lumenjve të Kosovës, teksa ka shtuar se rreth 2 milionë euro parashihet të jetë vlera totale e projektit.

Aliu ka thënë se secili prej nesh duhet të jetë rojtar i tokës.

“Bashkë dhe secili prej nesh duhet të jetë rojtar i tokës, ujit dhe vendit ku jetojmë, e lufta ndaj mbetjeve do të vazhdojë për ditë, sigurisht me institucione përgjegjëse, projekte konkrete, por edhe me qytetarë vullnetarë të shumtë që e duan një Kosovë sa më të Pastër!”, ka shkruar Aliu në Facebook.

Lumenjtë që do të pastrohen:

Lumi Nerodime – Kaçanik

Lumi Toplluha, Velezha – Prizren

Lumi Sitnica, Gurishta – Vushtrri

Lumi Zhegër, Livoq dhe Përlepnicë – Gjilan

Lumi Verbica, Qubrel, Runik – Drenas dhe Skënderaj

Lumi Janjeva, Godanci, Sitnice – Lipjan

Lumi Kamenica – Novobërd

Lumi Ibër – Leposaviq.

 

 

source

Të ngajshme

Zjarri në fabrikën e metalit në Gjakovë, policia nis hetimet për shkaqet

KushtrimGuraj

Bie numri i bizneseve të reja të regjistruara në Kosovë gjatë qershorit

KushtrimGuraj

Lansohet “Rrah Rrah 2”, projekti më i ri nga Fero

Blearta