Zëvendësministri në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Jeton Rakaj ka njoftuar sot se dikasteri që ai punon i ka shqiptuar dy gjoba të larta.
Bëhet fjalë për Komunën e Pejës dhe kryetarin e saj, Gazmend Muhaxheri të cilët janë gjobitur me 12 mijë euro në total për shkak të shkeljes flagrante që është bërë në zonën e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, konkretisht tek Gryka e Shushicës, ku sipas postimit të Rakajt, këtë zonë Inspektoriati i Mjedisit (MMPHI), ka evidentuar ndërhyrjet ilegale në zonën e mbrojtur si gërmime të masës shkëmbore dhe dëmtim i biodiversitetit – vegjetacionit, e po ashtu kanë shkaktuar pengim normal të rrjedhës së ujit, përcjellë Telenews.al
Zëvendësministri Rakaj ka publikuar edhe dokumentin e plotë të dënimit të shqiptuar ndaj Komunës së Pejës që është gjobitur me 10 mijë euro, derisa personalisht kryetari Muhaxheri është gjobitur me 2 mijë euro.
Postimi i plotë: