Telenews

Momenti që preku botën: Messi tregon pse nuk i mbajti dot lotët

Lionel Messi i solli mbrëmë fitoren e parë Argjentinës në Kupën e Botës 2026, duke realizuar hat-trick ndaj Algjerisë.

Pas golit të parë, 38-vjeçari emocioni fansat, pasi për një moment u rrëmbye nga emocionet dhe shpërtheu në lot.

Messi tha se arsyet pse qau nuk kishin të bënin me futbollin, por me atë se çfarë ka kaluar në muajt e fundit.

“Qava pas golit të parë, po… por ishte diçka krejtësisht e palidhur me futbollin. Kalova disa ditë të vështira, por jam mirënjohës për të gjithë delegacionin dhe shokët e mi të ekipit sepse ata ishin gjithmonë pranë meje, duke më dhënë shumë forcë”, ka deklaruar Messi.

Kujtojmë që sulmuesi i Inter Miamit ka pasur probleme me lëndimet në muajt e fundit dhe pjesëmarrja e tij në Kupën e Botës ishte në dyshim.

Të ngajshme

Zeneli pas debutimit në Botëror: Përfaqësoj Suedinë dhe Kosovën

KushtrimGuraj

Gjermania përmbys Bregun e Fildishtë në fund dhe siguron fitore dramatike 2-1

KushtrimGuraj

Sot kulmon vapa, temperaturat ngjiten deri në 32°C

KushtrimGuraj