Telenews

Begaj pret në takim një delegacion nga parlamenti suedez me orgjinë nga Kosova

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pritur një delegacion nga parlamenti suedez me orgjinë nga Kosova.

Sipas njoftimit të Presidencës së Shqipërisë, Begaj takoi Adnan Dibranin, deputet Socialdemokrat, i cili kandidon për eurodeputet dhe në vijim do të zëvendësohet nga Arbër Gashi.

Në takim, Begaj përgëzoi përfaqësuesit suedezo-shqiptarë për arritjet e tyre politike, si dhe për kontributin në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, duke veçuar kontekstin e ri pas anëtarësimit të Suedisë në NATO.

“Presidenti evidentoi rolin dhe kontributin e vlerësuar të Suedisë, si në kuadër të integrimit të vendit tonë në BE, edhe për ndihmën dhe asistencë suedeze për zhvillim. Ndërkohë, marrëdhëniet shumë të mirë politike duhet të përkthehen në një bashkëpunim të shtuar ekonomik dhe në rritje të investimeve suedeze në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Tutje thuhet se gjatë bashkëbisedimit u nënvizua mesazhi mbi rëndësinë e angazhimit të gjeneratës së re të politikanëve, me vizion të qartë mbarëkombëtar dhe vlera euroatlantike.

 

source

Të ngajshme

Misteri i 1 milion eurove të fshehura në Mercedes në Merdarë, 33-vjeçari që pretendon se paratë janë të tij – përfundon në prangat e Speciales –

KushtrimGuraj

Ligji për Specialen u kthye në Kuvend, BE-ja kërkon konsultim para rinisjes së diskutimeve për ndryshime –

KushtrimGuraj

Nga marihuana e paketuar me foli alumini te pistoleta me dy fishekë – çfarë sekuestroi Policia në Podujevë? –

KushtrimGuraj