Telenews

Hovenier: Krenar për përpjekjet Kosovë – SHBA për ta mbajtur popullin ukrainas të sigurt

“Krenar që jam dëshmitar i përpjekjeve të SHBA-së dhe të Kosovës për ta mbajtur popullin ukrainas të sigurt dhe për të qëndruar me partnerët tanë kosovarë në solidaritet me Ukrainën”.

Kështu është shprehur ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, të enjten teksa ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të grupit të parë ukrainas, që u trajnuan në Kosovë për heqjen e minave.

Diplomimi i grupit ukrainas ishte iniciativë e përbashkët në mes të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara.

“Sot grupi i parë i Policisë Kombëtare të Ukrainës dhe Shërbimeve Shtetërore të Emergjencave u diplomua nga një iniciativë e përbashkët trajnimi e Komandës Evropiane të SHBA-së dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës për heqjen e sigurt të minave dhe mjeteve të municioneve të pashpërthyera”, ka shkruar Hovenier në platformën X.

Në ceremoni ka marrë pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.


source

Të ngajshme

Apeli anulon aktgjykimin ndaj të akuzuarit për krime lufte, rasti kthehet në rigjykim

KushtrimGuraj

Shpëtohet mrekullisht fëmija pas rënies në ujë në një restorant në Mitrovicë, dërgohet në QKUK

KushtrimGuraj

FIFA i kundërpërgjigjet UEFA-s: Askush nuk po e nxjerr futbollin në shitje

KushtrimGuraj