Telenews

Osmani përkujton masakrat në Studenicë dhe Llashticë: Drejtësia është e domosdoshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 25-vjetorin e masakrave në Studenicë të Istogut dhe Llashticë të Gjilanit.

“25 vite më parë, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, në një nga ofansivat e tyre për shfarosjen e shqiptarëve dhe spastrimin etnik masakruan 6 të moshuar dhe 4 vajza të mitura të moshës 12-15 vjeçe, të familjeve Lipaj – Zeqiraj në Studenicë të Istogut”, ka thënë Osmani, njofton Presidenca.

Ajo ka thënë se drejtësia është e domosdoshme dhe se nuk do të ndalojnë së të kërkuari atë.

Presidentja është shprehur se në po të njëjtën ditë, “makineria vrastare e Serbisë” në Llashticë të Gjilanit, fillimisht i ka pushkatuar e më pas i ka djegur 13 shqiptarë, ndër të cilët ishte dhe një 2 vjeçar.

“Drejtësia për ta është angazhim i pareshtur i yni. Qoftë i perhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri!”, thuhet tutje në njoftim.

source

Të ngajshme

Përfundon votimi për fatin e Abdixhikut në LDK

KushtrimGuraj

Tentuan të realizonin shitblerje tokash në vlerë prej 1.55 milionë eurosh me dokumente të falsifikuara, arrestohen tre persona

KushtrimGuraj

Abdixhiku: Nismë e gabuar, e pavend dhe e pakohë, ndjej keqardhje për ata që sabotuan partinë

Blearta