Telenews

Osmani falënderon SHBA-në për përzgjedhjen e Presidencës së Kosovës si partner implementues për themelimin e Qendrës së Ekselencës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar Zyrën e Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken, për përzgjedhjen e Presidencës së Kosovës si partner implementues për themelimin e Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Osmani, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se ShBA-ja është shembull i fuqishëm i një partneriteti të palëkundur.

“Edhe një shembull i fuqishëm i partneritetit tonë të palëkundur me Shtetet e Bashkuara”, ka thënë ndër tjera presidentja. Postimi i plotë:Thellësisht mirënjohës Zyrës së Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, Antony Blinken, për përzgjedhjen e Presidencës së Kosovës si partner implementues për themelimin e Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë!Edhe një shembull i fuqishëm i partneritetit tonë të palëkundur me Shtetet e Bashkuara!”, ka shkruar Osmani.

source

Të ngajshme

“Irani ndodhet në gjendje kolapsi”/ Trump: Po na kërkon që të hapim Ngushticën e Hormuzit

Valjeta Turkaj

Sukses i madh i nxënësve të Maarif në Garat Komunale 2026 në Prizren

Valjeta Turkaj

Dallaveret me parcela në Ferizaj, policia arreston pesë persona

Valjeta Turkaj