Telenews

E dhimbshme: Ky është personi që dyshohet se u godit qëllimisht për vdekje në Pejë

 

 

Një person ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Pejës, si pasojë e plagëve të marra pasi dyshohet se u godit qëllimisht nga një veturë në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe Policia Rajonale në Pejë, me ç’rast u bë e ditur se shoferi i dyshuar ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Sinjali mëson se viktima është I. Osmani dhe se ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e tij.

Nga Policia njoftuan se i dyshuari është në kërkim.

“Sot rreth orës 17:30, Policia është njoftuar për një rast që ka ndodhur në rrugën “Agim Çelaj. Një person është goditur nga një veturë dhe është dërguar në spital, por nuk ka arritur t’i përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë. Ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen. Sipas dyshimeve të para, personi është goditur qëllimisht, kurse i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes.”

source

Të ngajshme

Ky është Raif Aliu, 47-vjeçari që humbi jetën në Drenas

Rrezarta Ramaj

Prishtina nikoqire e konferencës ndërkombëtare për publikimin digjital të statistikave

Rrezarta Ramaj

Gucati me dedikim prekës për vajzën e tij: Pusho në dritë, do mbetesh gjithmonë brenda meje!

Rrezarta Ramaj