Telenews

Sot mblidhen katër komisione parlamentare në Kuvend

Sot takohen katër komisione parlamentare për të shqyrtuar çështje të ndryshme.

Nga ora 09:00, Komisioni për Ekonomi shqyrton Projektrezolutën për raportin vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare – ARKEP, për vitin 2022.

Pastaj nga ora 09:30 takohet Komisioni për Legjislacion, i cili shqyrton në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Kosovë.

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim nga ora 09:50 shqyrton Projektligjin për performancën energjetike të ndërtesave me raport amendamente të Komisionit funksional për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim.

Dhe Komisioni për Integrime Evropiane voton Projektligjin për tekste shkollore, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. Takimi mbahet nga ora 10:00.

source

Të ngajshme

Ngjarjet e ditës: 02 qershor 2026

Rrezarta Ramaj

Kurti e shpalli “të tejkaluar” Asociacionin: Çfarë thonë letrat që ka negociuar me Serbinë dhe çka BE-ja?

KushtrimGuraj

Një pjesë e qendrës së Prishtinës ka mbetur që shtatë orë pa rrymë

KushtrimGuraj