Telenews

Arrestohet një i dyshuar shqiptar në Pejë, ishte me urdhërarrest ndërkombëtar

Është arrestuar një i dyshuar (shqiptar), i cili ishte me urdhër arrest ndërkombëtar.

Arrestimi i tij u bë gjatë ditës së djeshme në orën 22:35.

Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur se gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 27 fishekë.

“Pejë / 25.04.2024 – 22:35.  Në bazë  të urdhër arrestit ndërkombëtar, është arrestuar  i dyshuari mashkull kosovar, dhe gjatë kontrollit  në automjet i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me njëzet e shtatë fishekë (27). Me vendim të prokurorit të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit policor për 48-orë”, thuhet në raportin e PK-së.

 

source

Të ngajshme

Jansha uron Kurtin për mandatin e ri, premton mbështetjen e Sllovenisë për integrimin evropian

Rrezarta Ramaj

Xhiroja e pestë: Bashkimi vazhdon kryesimin, Trepça fillon këndelljen

Rrezarta Ramaj

Oriola Marashi ofron shpërblim prej 2000 eurove për gjetjen e qenit të saj

Rrezarta Ramaj