Telenews

Policia po e heton vdekjen e një personi në Prishtinë

Policia e Kosovës, po e heton vdekjen e një personi e cila ishte dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Rasti raportohet të ketë ndodhur të shtunën e 27 prillit.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Prishtinë 27.04.2024 -13:02. Është raportuar se viktima femër shtetase e Serbisë, e cila ishte dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK Prishtinë, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.

source

Të ngajshme

Kapet 65 kg marihuanë në Maqedoninë e Veriut, dy të arrestuar

Blearta

Goli i Muriqit motivon Barçën, e mposhtin Atleticon dhe i ikën Realit për 7 pikë

Blearta

Nëna i kërkoi të lërë garën, Selin sqaron vendimin

Blearta