Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës është ndriçuar mbrëmjen e sotme me flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Kjo është bërë e ditur përmes një fotografie të publikuar nga Berita Abazi, këshilltare politike e ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Në muret e ndërtesës së Qeverisë është projektuar një flamur gjigant i UÇK-së përmes projektorit, duke u shfaqur në fasadën e objektit në Prishtinë.

