Telenews

Çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka bërë deklarimin e pasurisë së tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

I pari i policisë posedon një banesë në vlerë prej 55 mijë euro, por ai ka edhe disa pasuri tjera të paluajtshme që janë të përbashkëta, ku ka deklaruar, pyll, ari, tokë, shtëpi, oborr.

Ai ka edhe një veturë e cila kushton rreth 5 mijë e 500 euro, ndërsa para të kursyera në institucione financiare, Hoxha ka deklaruar se ka mbi 6 mijë euro.

Në deklarimin e tij, ai ka treguar se ka edhe dy kredi, njëra prej kredive është në emër të tij dhe një kredi ka bashkëshortja e tij.

Të hyra vjetore, si shef i policisë, Hoxha ka deklaruar se merr mbi 29 mijë euro, shkruan Telegrafi.

source

Të ngajshme

“Turp historik”, Muharremi kritikon mungesën e krerëve të institucioneve në Marshin për Liri

Yllka Gashi

Vendlindja e Veselit: Flamuj mirëseardhjeje për kthimin e Lulit

Yllka Gashi

Pse burrat jetojnë më pak se gratë?

Yllka Gashi