Telenews

Theret me thikë një person në Orllan të Podujevës

Një person është therur me thikë këtë të mërkurë në fshatin Orllan të Podujevës, në një përleshje ku ishin përfshirë edhe tre persona të tjerë.

Kështu ka bërë të ditur për Dukagjinin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës  19:00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në fshatin Orllan të Podujevës. Në këtë rast nga një mjet i mprehtë (thikë) është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka njoftuar se aktualisht në stacion policor po intervistohen tre persona, të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë.

source

Të ngajshme

Kontrollojeni kuletën, disa monedha 2-euroshe mund të vlejnë mijëra euro

Rrezarta Ramaj

Raportohet pë E-mail kërcënues për bombë në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë

Rrezarta Ramaj

99-vjeçarja thyen rekordin botëror, realizon aventurën mbi krahun e avionit

Rrezarta Ramaj