Telenews

Kërkohet të ndalohet gjuha e ashpër e Bashës ndaj gazetarëve

Çështja e Asociacionit të komunave me shumice serbe, ka qenë nisja e përplasjes së deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha, me gazetarët.

Më 3 maj, ai pati një gjuhë të ashpër në një intervistë në RTK, ku nuk hezitoi të bëjë krahasimin e transemtuesit publik, me atë të serbisë.

Reagimi që Asociacioni i Gazetarëve bëri për këtë rast, duke dënuar gjuhen që deputeti përdori në këtë interviste, i ka penguar atij.

Basha në një reagim në facebook, ka kritikar gazetarët duke thënë se vetëm ka dashur të kritikoj e jo të indimidoj apo sumoi dikë. As në këtë reagim ai nuk u kursye nga gjuha ofenduese ndaj mediave.

“Fatkeqësisht po tingëlloni sikur sistemi i drejtësisë, sepse edhe ata thonë se në emër të pavarësisë na ndalohet kritika ndaj çkado që ata bëjën e veprojnë. Dobët, tepër dobët, sepse po tregoni se sa pak merrni vesh në këtë fushë që e keni edhe profesion, e kjo më shqetëson sepse ju udhëheqni me një medium publik dhe për më tepër liria e shprehjes është shtylla e demokracisë,” reagimi i Deputetit të LVV-së, Dimal Basha.

“Për fund, kritika është liri e shprehjes, dhe paketimi i kritikës si intimidim dhe sulm është padije dhe tendence me shtyp atë. Më së shumti më shqetëson fakti që po bëjnë thirrje ta vrasin debatin dhe vet fjalën e lirë gazetarët dhe organizata që janë të thirrur ta mbrojnë atë!”

E në Asociacionin e Gazetarëve, kërkojnë që deputeti të ndalojë me këtë gjuhë ndaj gazetarëve, tek thonë se kjo është e papranueshme.

“E dënojmë fuqishëm, të krahasohet transmetuesi publik i Kosovës RTK me RTS, dhe të thuhet se si RTK dhe AGK-ja në këtë rast u shërbejnë interesave të presidentit serb, Vuciq është e pabazuar dhe e papranueshme, por mbi të gjitha është shumë e rrezikshme, e dënojmë këtë gjuhe dhe i bëjmë thirrje Z. Basha që të ndalojë dhe kryeministrit Kurti dhe qeverisë së tij që të ndalojë këtë gjuhë,” ka thënë kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha.

Për këtë ka reaguar edhe sekretari i përgjithshëm i Federatës Europiane të Gazetarëve, i cili ka kërkuar edhe nga kryeministri Albin Kurti, të marra masa ndaj deputetit.

“Zoti Basha, ju kërkoj të ndaloni së frikësuari dhe përpjekjet për të diskredituar gazetarët dhe organizatën e gazetarëve. Mjaftueshem eshte mjaftueshem. Apo duhet të flas në gjuhën tuaj: BOLL MA. Kjo është thjesht e papranueshme në vendet demokratike. Si guxoni të silleni në këtë mënyrë ndërsa vendi juaj po lufton për anëtarësimin në Këshillin e Evropës? Sjellja juaj e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës. I bëj thirrje kryeministrit të Kosovës Albin Kurti që menjëherë të marrë masa që anëtarët e partisë së tij të ndalojnë sulmet e vazhdueshme kundër gazetarëve dhe shoqërisë civile,” Ricardo Gutierrez, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Europiane të gazetarëve.

“Kjo qasje e njollosjes së të gjithëve që nuk ju pëlqen është e padenjë për një demokrat të vërtetë. Shpresoja se lajmi i keq i së premtes për nivelin alarmues negativ të lirisë së medias në Kosovë do ta bënte Vetëvendosjen dhe anëtarët e saj të reflektonin për përgjegjësinë e tyre. Isha gabim.”

Kjo nuk është hera e parë, që deputeti Basha përdorë gjuhë të tillë ndaj gazetarëve e mediave, derisa gjatë gjithë kohës edhe anatarë tjerë të partisë në pushtet nuk janë kursyer nga kritikat ndaj gazetarëve.

source

Të ngajshme

Kur do t’i prodhojë Kosova plumbat e saj, Maqedonci: Na duhet pak më shumë se një vit

KushtrimGuraj

Ky është parashikimi i motit në Kosovë

KushtrimGuraj

Elshani thotë se sulme tjera mund të ketë në veri, por masat janë marrë

KushtrimGuraj