Telenews

Escobar: Ka shqetësime që Kosova mund të mos ketë votat për KiE-në

 

 

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se disa shtete anëtare të Këshillit të Evropës kanë kërkuar që Kosova të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Siç shkruan Radio Evropa e Lirë, ai tha se çështja e Asociacionit dhe e disa çështjeve që kanë të bëjnë me minoritetet, që nuk janë përmbushur, kanë qenë kërkesa të vazhdueshme.

“Ka shqetësime që Kosova mund të mos ketë votat për Këshillin e Evropës”, tha Escobar gjatë një konference me gazetarë.

Ai tha se SHBA-ja nuk ka votë në këtë organizatë evropiane për të drejtat e njeriut, por qëndrimi i SHBA-së është që Kosova duhet të jetë anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, theksoi që në fund të këtij muaji përfundon mandatin e tij.

Gabriel Escobar, shtoi se i vjen keq që gjatë mandatit të tij nuk është zbatuar marrëveshja në rrugën drejt normalizimit të raporteve, e arritur mes Kosovës dhe Serbisë, vitin e kaluar.

Ai fajësoi të dyja shtetet për dështim të përmbushjes së zotimeve të tyre që dalin nga kjo marrëveshje dhe aneksi për zbatimin e saj.

Të ngajshme

Nesër protestë në Shqipëri për mbylljen e TikTok-ut, Berisha: Të mblidhen nxënësit, gjimnazistët dhe të rinjtë

Valjeta Turkaj

E rëndë: Vdes edhe vajza tjetër që u lëndua në vetaksidentin në Domorovc-Hodonovc

Valjeta Turkaj

Vuçiq pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Valjeta Turkaj