Telenews

Vdes në ring boksieri Sherifdin Laval

Boksieri Sherifdin Laval derisa ishte në ring ka vdekur si pasojë e goditjeve të marra në duelin e parë gjatë raundit të dytë.

Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve ai nuk ka mundur të kthehet në jetë.

Boksieri i ndjerë po përballej me rivalin Malam Varela në Londër, por që në raundin e dytë mbeti pa ndjenja.

I gjithë eventi i boksit është ndërprerë pas ngjarjes së rëndë.

Në këtë event ishte planifikuar të dilte në ring edhe boksieri shqiptar Amarildo Bakaj.

Eventi i boksit po transmetohej drejtpërdrejt në Radio Televizionin Shqiptar(RTSH).

Në vijim mund të shihni pamjet kur po i ipej ndihma e parë boksierit Laval.

source

Të ngajshme

Arrihet marrëveshja, Rrahmani vazhdon me Napolin me pagë të re dhe kontratë afatgjatë

KushtrimGuraj

E ardhmja e Lewandowskit në pikëpyetje, agjenti drejt Italisë për bisedime

KushtrimGuraj

I jashtëzakonshëm Fisnik Asllani, realizon super gol ndaj Hamburgut

Blearta