Telenews

Babai dhe vëllai i asamblistes së LDK-së në Lipjan – të arrestuar për vetëvrasjen e 37-vjeçarit

 

 

Dy persona janë arrestuar për fajde dhe shtytje në vetëvrasjen e 37-vjeçarit nga Lipjani, B.S.

Mësohet se të arrestuarit janë (babë e bir) Skender dhe Albion Tasholli nga Komuna e Lipjanit.

Sipas burimeve tona, Skenderi është babai i asamblistes së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Lipjan, Albiona Tasholli.

Emrat e tyre dyshohet se janë shkruar në një letër që ka lënë 37-vjeçari B.S, i cili dyshohet të ketë qenë viktimë e fajdeve dhe si pasojë e presionit nga të arrestuarit dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj e konfirmoi sot për Paparacin se dy të dyshuarit janë ndaluar me urdhër të prokurorit kujdestar.

“Prokurori kujdestar ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e dy personave, të dyshuar per veprat penale “Shtytja në vetëvrasje” dhe “Fajdeja”, sipas KPRK-së”, tha Ulaj.

Prokuroria në koordinim me Policinë janë duke ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë rast.

B.S u gjet pa shenja jete në Çagllavicë të martën. Vdekja e tij u konfirmua nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

 

Të ngajshme

Noizy ironizon me Mozzikun, me postime tallëse për orët luksoze

Erzana Fazliu

Kuvendi publikon një doracak ku një fjalë ngatërrohet me menstruacionet

Erzana Fazliu

Kualitet dhe besueshmëri në çdo projekt – X Company

Erzana Fazliu