Telenews

Të dielën protestë në Oslo të Norvegjisë kundër vendimit të Speciales –

Protestat në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim në vende të ndryshme të Evropës.

Një protestë e tillë është paralajmëruar për të dielën në Oslo të Norvegjisë, ku organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje në një tubim paqësor në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

“Ju ftojmë në një protestë paqësore në Oslo në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së dhe për të shprehur qëndrimin tonë lidhur me vendimet e Gjykatës Speciale në Hagë”, thuhet në ftesë.

Në njoftim, organizatorët kanë theksuar se protesta synon të shërbejë si një mundësi për të shprehur shqetësimet dhe kërkesat e tyre.

“Kjo protestë është një mundësi për të shprehur në mënyrë paqësore zërin, shqetësimin dhe kërkesën tonë për drejtësi dhe trajtim të drejtë”.

Të ngajshme

“Jo në emrin tim!”, diaspora në Zvicër protestojnë ndaj vendimit të Speciales

Yllka Gashi

Këta janë tre bashkatdhetarët që vdiqën në aksidentin në Gjermani

Yllka Gashi

Aksidenti tragjik në Gjermani ku vdiqën tre mërgimtarë, Ambasada e Kosovës në kontakt të vazhdueshëm me familjen

Yllka Gashi