Telenews

Aksidenti tragjik në Gjermani ku vdiqën tre mërgimtarë, Ambasada e Kosovës në kontakt të vazhdueshëm me familjen

Tre bashkatdhetarë tanë ndërruan jetë në një aksident fatal në Regensburg të Gjermanisë.

Tre shtetas të Kosovës, me prejardhje nga Komogllava e Ferizajt, u aksidentuan për vdekje derisa po ktheheshin nga Kosova.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për humbjen tragjike të jetës së tre bashkatdhetarëve tanë në një aksident pranë Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut në Bavari. Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani është në kontakt me autoritetet gjermane lidhur me rastin.

Në këto momente jashtëzakonisht të dhimbshme, u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të viktimave.  U prehshin në paqe!”, shkroi ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.

IndeksOnline raporton se autoritetet e Republikës së Kosovës, si Ministria e Punëve të Jashtme, ashtu edhe Ambasada e Kosovës në Gjermani, janë në kontakt të vazhdueshëm me familjarët e viktimave.

Me të përfunduar hetimet e nevojshme nga shteti gjerman, autoritetet tona do të angazhohen për procedurat e kthimit të trupave të pajetë të viktimave, në Kosovë.

Viktimat janë T. Aliu (61 vjeç), djali i tij G. Aliu (34 vjeç) dhe nipi L. Aliu (16 vjeç).

Të ngajshme

Defekt në një tubacion, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona të Prishtinës

Yllka Gashi

Shqipëria triumfon ndaj Bjellorusisë, vjen fitorja e parë pas 5 humbjesh

Yllka Gashi

Deklarata e papritur e Trumpit! SHBA dhe Kuba drejt marrëveshjes, shmanget ndërhyrja ushtarake

Yllka Gashi