Telenews

350 kandidatë iu nënshtruan testit kualifikues për 24 prokurorë të rinj të shtetit

Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) organizoi mbajtjen e Testit Kualifikues, në kuadër të procesit të rekrutimit të njëzetekatër (24) prokurorëve të rinj të Republikës së Kosovës.

Ky test është zhvilluar në prani të vëzhguesve dhe monitoruesve ndërkombëtarë të EULEX-it dhe OSBE-së, me ç’rast paraprakisht sot Komisioni për Rekrutimin e Prokurorëve të Shtetit hartoi pyetjet për kandidatët që fituan të drejtën për të marrë pjesë në këtë testim.

Në këtë test morën pjesë 350 kandidatë, prej tyre 192 meshkuj dhe 158 femra, prej të cilëve tre janë pjesëtarë nga radhët e minoriteve, dy boshnjakë dhe një turk, që kanë aplikuar përmes sistemit online të menaxhimit të dosjeve dhe përmes dorëzimit të kopjeve fizike, me email dhe postë të rregullt.

Në këtë proces të rekrutimit kanë qenë të rezervuara katër pozita për minoritetin serb, por nuk ka pasur asnjë aplikacion, thuhet në njoftim.

Pas përfundimit të vlerësimit të tyre sipas rregullores do të publikohet lista e kandidatëve të cilët kanë kaluar testin dhe lista e kandidatëve që nuk kanë kaluar testin.

source

Të ngajshme

Shembet pllaka e betonit në një vendpunishte në Prizren, lëndohen disa punëtorë

Rrezarta Ramaj

Anulohet tenderi, pacientët e Spitalit të Mitrovicës mbesin pa çarçafë e jastëkë

Rrezarta Ramaj

Shqiptari që i fshinte rrugët në Belgjikë fiton 168 milionë euro në lotari: Tani ka frikë për jetën e tij

Rrezarta Ramaj