Telenews

Protestat e paralajmëruara, QKMK-ja thirrje qytetarëve që t’i shmangin pikat kufitare me Serbinë

Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar (QKMK) ka njoftuar dje se në pikat kufitare me Serbinë, në anën e Serbisë janë paralajmëruar sot protesta, prandaj u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që t’i përdorin pikat e tjera për qarkullim.

Autoritetet inkurajojnë përdorimin e pikave alternative të kalimit kufitar për të shmangur ndonjë ndërprerje të udhëtimit apo probleme të tjera.

“Njoftohen të gjithë qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë përmes pikëkalimeve kufitare me SRB, se në pjesën e SRB, për nesër, datë 25 Maj 2024, janë paralajmëruar protesta. Ju inkurajojmë që të përdorni PKK tjera për qarkullim. Ky njoftim vlen deri në një njoftim tjetër. Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim!”, thuhej dje në njoftimin e QKMK-së.

source

Të ngajshme

Një kompleks që flet me detaje Luxury Residence nga ACE GROUP

Valjeta Turkaj

Osmani: Vonesën 9-mujore nuk e kam shkaktuar unë, seanca të mbahet brenda afatit kushtetues

Valjeta Turkaj

Plagosja e ushtarit, FSK: Rasti ndodhi aksidentalisht, arma e përdorur nuk është zyrtare

Valjeta Turkaj