Sa i përket çmimit të derivateve në Kosovë, Berjani ka theksuar se për qytetarët do të ishte mirë të jetë çmimi i naftës 1 euro, por që një gjë e tillë nuk varet nga shoqata e as nga qeveria.
“Kjo nuk varet nga shoqata e as qeveria, sepse çmimin po e përcakton BERZA dhe organizata prodhuese OPEC”, u shpreh Berjani.
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës tutje tha se qytetarët janë duke u furnizuar me çmimet më të lira në regjion, përveç Maqedonisë së Veriut.
“Qytetarët tanë janë duke u furnizuar me çmimet më të lira në regjion, përveç Maqedonisë së Veriut ku është më lirë dizelli, sepse ka akcizën më të ulët për 22 centë, ndërkaq benzina është sikurse te ne”, tha Berjani.
Ai tregoi se çmimet e derivateve në regjion janë si vijon: Shqipëri, Dizelli 1.86 centë, kurse Benzina 1.88 centë, në Serbi, Dizelli 1.84 centë dhe Benzina 1.85 centë. /Telegrafi

