Telenews

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

 

 

Sot në Kosovë do të vazhdojë të mbajë mot i ndryshueshëm, me intervale kohore me diell dhe vranësira të shpeshta lokale të cilat herë pas here pritet të marrin karakter zhvillim duke kushtëzuar rrebeshe lokalisht intensive shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër. Reshjet do të jenë të lokalizuara, ndërsa temperatura maksimale rreth 25 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe zhvillime lokale të rrebesheve të shiut me vetëtima, bubullimë dhe breshër. Reshjet do të jenë të lokalizuara, prandaj në rajone të ndryshme priten reshje, kurse në rajone tjera jo shumë larg nuk priten fare reshje.

Të Premten dhe për fundjavë në veri të Shqipërisë dhe Mal të Zi me vranësira të shpeshta dhe reshje e rrebeshe të herëpashershme shiu. Nganjëherë dhe në disa vise të Dukagjinit priten më shumë vranësira. Në viset tjera më nxehtë dhe me intervale të gjata kohore me diell. Temperaturat do të shënojnë rritje në zonat me intervale me diell sidomos të Shtunën dhe të dielën.

Pasditen e së dielën priten zhvillime të fuqishme, por të izoluara të rrebesheve të shiut me vetëtima, bubullimë dhe breshër.

Në fund të theksojmë se gjatë kësaj fundjave një ciklon mjaft i fuqishëm do të gjenerojë stuhi dhe reshje të fuqishme në Slloveni dhe Kroaci dhe ky ciklon mund të ndryshojë ndonjë parametër edhe në viset tona, megjithatë te ne priten rritje të ndjeshme të temperaturave, por siç kemi theksuar gjithnjë edhe zhvillime të fuqishme, por të izoluara.

Të ngajshme

Ky është Raif Aliu, 47-vjeçari që humbi jetën në Drenas

Rrezarta Ramaj

Prishtina nikoqire e konferencës ndërkombëtare për publikimin digjital të statistikave

Rrezarta Ramaj

Gucati me dedikim prekës për vajzën e tij: Pusho në dritë, do mbetesh gjithmonë brenda meje!

Rrezarta Ramaj