Telenews

Arrestohet “bashkëpunëtori i Vulinit” në Leposaviq

Një person është arrestuar sot në Leposaviq, nën dyshimin për vjedhje të identitetit.

Këtë e ka konfirmuar për Kallxo.com, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“[Rasti] Është vjedhje e identitetit qysh edhe është cilësuar prej prokurorit. Na e kemi ndaluar [të dyshuarin] dje rrugës për Leposaviq, në njëfarë vendi. E kemi marrë me vete në stacion. I kemi marrë disa materiale që ia kemi gjetur. 48 orë është ndaluar për arsye se duhet të bëhet verifikimi i identitetit me këqyr kush është dhe të vazhdojmë tutje”- ka thënë Elshani për KALLXO.com.

I dyshuari, sipas Elshanit, i ka dy identitete, një me dokumente serbe, ndërsa tjetrin me dokumente të Kosovës.

Ndërkohë, siç shkruan portali Kossev, personi i arrestuar me inicialet M.K ishte bashkëpunëtor i ngushtë i zëvendëskryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vulin.

Vulini është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

source

Të ngajshme

Kryeministri belg i dërgon mesazh Kurtit: Synojmë lidhje më të forta ekonomike me Kosovën –

KushtrimGuraj

Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë –

KushtrimGuraj

Haradinaj për protestat në Shqipëri: Na dhemb sikur ta kishim në familje –

KushtrimGuraj