Telenews

Aliu i “ankohet” presidentes për mostransparencën e qeverisë

Kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe njëherazi edhe kryetar i komunës së Ferizajit, Agim Aliu në fjalën e tij hyrëse theksoi se kërkesat kryesore gjatë tri viteve të fundit nuk janë adresuar por që vazhdimisht do të kërkojnë deri në plotësimin e tyre. Ai shtoi se është shqetësuese mos komunikimi mes nivelit komunal dhe atij qendror.

Aliu tutje tha se pushteti lokal po has në sfida dhe çështje që nevojitet veprime të sakta nga niveli qendror. Duke shtuar se komunat e Kosovës po kërkojnë themelimin e grantit të katërt qeveritar, që do t’u jepte komunave autonomi për investime kapitale.

“ kërkesat tona përgjatë këtyre tri viteve nuk janë adresuar por me do të vazhdojmë ti kërkojmë. Pushteti ynë buron nga qytetarët dhe duhet ti plotësojmë kërkesat e tyre. Pushteti lokal ka sfida dhe çështje dhe ka raste ku duhen veprime nga niveli qendrorë. Komunat e Kosovës kërkojnë themelimin e grantit të katërt. Shqetësuese është mos komunikimi. Muaj më parë komunat janë detyruar të dërgojnë në Gjykatë ligjin për tatim në pronë pasi Ministria e Financave nuk komunikoi fare më komunat e Kosovës. Edhe më herët kemi kërkuar mbështetjen e Qeverisë për të na ndihmuar për kontratat kolektive në arsim e shëndetësi por Qeveria nuk na ka marr në konsideratë”, theksoi Aliu.

Nis takimi i Osmanit me kryetarët e komunave

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka filluar takimin me këshillin e kryetarëve në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Takimi filloj nga ora 13:00.

Nis takimi i Osmanit me kryetarët e komunave

source

Të ngajshme

Ligji për Specialen u kthye në Kuvend, BE-ja kërkon konsultim para rinisjes së diskutimeve për ndryshime –

KushtrimGuraj

Nga marihuana e paketuar me foli alumini te pistoleta me dy fishekë – çfarë sekuestroi Policia në Podujevë? –

KushtrimGuraj

INCIDENT NË BURGUN E SIGURISË SË LARTË NË DYZ – DYSHIME PËR NJË RRAHJE TË ORGANIZUAR

Rrezarta Ramaj