Telenews

Jep dorëheqje gjyqtari i Gjykatës Speciale

 

 

Gjyqtari i Gjykatës Speciale, Nicolas Guillou, është dorëhequr nga funksioni sot.

Francezi ka dorëzuar sot dorëheqjen e tij tek kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.

Lajmin e ka konfirmuarGjykata Speciale përmes një njoftimi për media, duke treguar se Guillou ka marrë një pozitë të re në Gjykatën Ndërkombëtare Penale.

“Më 6 qershor 2024, gjyqtari Nicolas Guillou i dorëzoi Presidentes Ekaterina Trendafilova dorëheqjen e tij si gjyqtar në listën e gjyqtarëve ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHK). Dorëheqja e gjyqtarit Guillou vjen pas zgjedhjes së tij si gjyqtar i Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe marrjes së detyrave të tij atje.

Presidentja Trendafilova e përgëzoi gjyqtarin Guillou për zgjedhjen e tij dhe shprehu vlerësimin e saj të sinqertë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në mandatin e KSK-së përmes, ndër të tjera, punës së tij si Gjyqtar Paragjyqësor dhe Gjyqtar i vetëm”, thuhet në njoftim.

Guillou ishte gjyqtar i procedurës paraprake në rastet e Salih Mustafës dhe krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit e të tjerëve.

Të ngajshme

“Më shpërtheu bomba, rashë shehadet”, hoxhë Fatmir Latifaj rrëfen si e humbi dorën në luftë

Yllka Gashi

Ambasada gjermane për Banjskën: Drejtësia të vihet në vend pa vonesa

Yllka Gashi

Vizitat në paraburgim te Hashim Thaçi, gjykatësi miraton një ndryshim për disa emra që do t’u hiqet ndalesa

Yllka Gashi