Telenews

Trafiku urban njofton se ka vendosur kioska të reja për shitjen e biletave mujore në kryeqytet

Trafiku Urban në kryeqytet ka njoftuar se janë vendosur kioska të reja për shitjen e biletave mujore në Prishtinë.

Sipas njoftimit, thuhet se vendosja e kioskave është bërë për përmirësimin e shërbimeve ndaj udhëtarëve dhe për kushtet e punës.

Kështu u bë e ditur nga Trafiku Urban përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Në kuadër të ndryshimeve pozitive për shërbime më të mira për qytetarët dhe përmirësimin e kushteve të punës, kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë për vendosjen e kiosqeve të reja në pikat tona të shitjes së biletave mujore.Këto kiosqe janë një hap përpara në përmirësimin e eksperiencës së udhëtarëve dhe kushteve të punës për stafin tonë”, thuhet në njoftim.

source

Të ngajshme

Misteri i 1 milion eurove të fshehura në Mercedes në Merdarë, 33-vjeçari që pretendon se paratë janë të tij – përfundon në prangat e Speciales –

KushtrimGuraj

Ligji për Specialen u kthye në Kuvend, BE-ja kërkon konsultim para rinisjes së diskutimeve për ndryshime –

KushtrimGuraj

Nga marihuana e paketuar me foli alumini te pistoleta me dy fishekë – çfarë sekuestroi Policia në Podujevë? –

KushtrimGuraj