Telenews

Sot në Prishtinë organizohet kjo ngjarje evropiane e basketbollit

 

 

Sot dhe nesër për herë të parë në Kosovë do të organizohet garën FIBA 3×3 Europe Cup Qualifier në basketboll.

Kjo garë do të mbahet në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Në FIBA 3×3 Europe Cup Qualifier do të përfaqësohet edhe Kosova në të dyja konkurrencat.

Në ekipin e femrave do të paraqiten Aulona Muhadri, Astera Tuhina, Enisa Kamerolli dhe Agnesa Rrahmani.

Ndërkohë, në ekipin e meshkujve të Kosovës janë gjashtë lojtarë që po përgatiten, derisa në fund do të përzgjidhen katër lojtarë, që do të garojnë në FIBA 3×3 Europe Cup Qualifier.

Gjashtë lojtarët e grumbulluar janë: Mirlind Zekaj, Kujtim Ujkani, Burim Zekiqi, Donat Rexhepi, Atik Koshi dhe Ardit Pepaj.

Të ngajshme

Chelsea arrin marrëveshje me talentin francez

Valjeta Turkaj

Mirlind Daku i mërzitur, i vdes një anëtar i familjes

KushtrimGuraj

“Real Madridi e do 100 për qind”, Florentino Perez i etur për ta bindur trajnerin e njohur që ta pranojë stolin madrilen

KushtrimGuraj