Telenews

Elvana Gjata reagon për protestat e dhunshme në Shqipëri: Mos e shkatërroni këtë vend –

Këngëtarja shqiptare Elvana Gjata ka reaguar lidhur me protestat dhe përplasjet e dhunshme në Shqipëri, duke bërë thirrje për dialog, dëgjimin e të rinjve dhe shmangien e dhunës.

Përmes një reagimi, Gjata shprehu dhimbjen për situatën në vend, duke thënë se e dëshpëron fakti që Shqipëria po përballet sërish me dhunë dhe shkatërrime.

“Më dëshpëron të shoh vendin tim të digjet. Sërish! Më dhemb në shpirt kur shoh një të ri që dhunohet, një polic që dhunohet, një shqiptar që ngre dorën kundër një shqiptari tjetër”, shkroi ajo.

Këngëtarja ngriti shqetësimin për mungesën e dialogut dhe pyeti nëse është e pamundur që pakënaqësitë të shprehen pa dhunë. Ajo u bëri thirrje politikës dhe qeverisë që ta dëgjojnë zërin e të rinjve dhe t’u japin hapësirë për të shprehur pakënaqësitë e tyre në mënyrë paqësore.

Gjata kërkoi gjithashtu që përfaqësuesit politikë t’i dëgjojnë të rinjtë pa paragjykime dhe kushte, duke theksuar rëndësinë e një dialogu të sinqertë.

“Mos e shkatërroni këtë vend! Jemi shumë të brishtë për të mbajtur edhe plagët që ia shkaktojmë vetes!”, apeloi këngëtarja.

Në fund të reagimit, ajo mbështeti të drejtën e qytetarëve për të protestuar, por kundërshtoi shkatërrimin e pronës dhe dhunën.

“PROTESTO! ULËRIT! FRYMËZO! BASHKOHU NË PROTESTË QYTETARE! Por. MOS SHKATËRRO! MOS DIGJ! MOS DHUNO!”, shkroi Gjata, duke shtuar se të rinjtë meritojnë një të ardhme më të mirë.

Të ngajshme

Çiljeta jep mesazhin e fortë në kohën e protestave në Tiranë

Rrezarta Ramaj

Chris Brown dhe Usher anulojnë katër koncerte

Rrezarta Ramaj

Stresi i vë benzinë flakës, i “mëson” studentët si të përgatiten për protestë

Rrezarta Ramaj