Telenews

Kurti në koncertin e Shkurte Fejza: Në ditët e errëta të robërisë, na keni dhënë shpresë e forcë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë mbrëmë në koncertin e këngëtares së mirënjohur, Shkurte Fejza, “50 vjet zëri i kombit”, në 50- vjetorin e karrierës së saj, i organizuar dhe i mbajtur në kuadër të agjendës shtetërore për shënimin e 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Nën atmosferën festive të koncertit, kryeministri pati një fjalë rasti ku theksoi se sa e vështirë është ta marrësh fjalën para këngës, dhe dyfish vështirë përballë kremtes së 50- vjetorit të zonjës që mori fjalën për qëndresën dhe sakrificën e popullit shqiptar.

“Me juve Shkurte, mbarë Kosova e mori harkun e përbashkimit me notat e muzikës. Ky gjysmë shekulli i këngës suaj Shkurte është plot një shekull i gjatë i popullit tonë. Në ditët e errëta të robërisë, neve këtu dhe motrat e vëllezërit tonë të mërguar, na keni frymëzuar e ngushëlluar, na keni dhënë shpresë e forcë, që zemra kurrë mos të harroj dashninë për Kosovën dhe kombin”, tha kryeministri.

 

Para shumë të pranishmëve në këtë koncert, kryeministri u shpreh se do ta marrim qarkun edhe sonte si ngahera me këngët tuaja: “qarkun e dashurisë së përbashkët për tokën tonë, qarkun e dashurisë sonë të përjetshme për jetën e lirë, të dashurisë së pavdekshme të secilës e të secilit që lindi, deshi, punoi e luftoi, ra e jeton për Kosovën”

Të ngajshme

Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh

KushtrimGuraj

Borë gjatë javës në Kosovë

KushtrimGuraj

Përditësohen të dhënat – Deri në 3 orë pritje në pikat kufitare, njoftohet edhe për kolona të gjata

KushtrimGuraj