Telenews

Banorët e Shashkovcit ankohen se s’kanë ujë qe një muaj, KRU ‘Prishtina’ thotë se ka reduktime dhe po punohet

 

 

Banorët e fshatit Shashkovc që ndodhen në Graçanicë, por i përkasin Komunës së Prishtinës, qe një muaj thonë se kanë mbetur pa ujë të ujësjellësit. Për pasojë, atyre po u duhet të furnizohen nëpër burime të ndryshme.

Disa prej tyre kanë deklaruar se janë në hall me këtë situatë, e madje sipas tyre askush s’po punon që ta zgjidhin këtë problem.

“Po vinë p’i marrin paret paushall, s’po vinë me kqyrë as sahatin sa u harxhit uji. Mujë për mujë ka 20 euro a ujë s’ka. Katastrofë e madhe, hajni e madhe.” – thotë njëri prej tyre.

Ndërkohë nga KRU “Prishtina” kanë bërë me dije se shkaktar i këtij problemi është rezervuari.

Zëdhënësja Arjeta Ahmeti tha se ka reduktime, por fshati nuk ka mbetur tërësisht pa ujë.

 “Kemi telashe me dëmtimin e rezervuarit në fshatin Shashkovc si dhe te pompave që gjenden në fshatin Kishnicë, tash jemi ne kontakt dhe janë duke u marë shërbimi i elektros dhe makinerisë qe ti rregullojmë pompat sa me shpejt. Problemi eshte qe nje muaj, por jo teresisht pa uje por me reduktime te kohe pas kohshme.”

Ahmeti tutje ka bërë të ditur se pas analizave të inxhinierëve të kompanisë planifikohet që të ndërtohet një rezervuar i ri.

Të ngajshme

“Free Hashim Thaçi” | Ligjërata e Speciales në shkollën “Xhevdet Doda”, shpërthejnë reagimet në Kosovë

KushtrimGuraj

Protesta e 17 shkurtit, Hamza: Është koha që të gjithë luftëtarët e lirisë të kthehen në shtëpi

KushtrimGuraj

Komuna e Prishtinës distancohet nga ligjërata që Specialja mbajti në një shkollë: Jemi të indinjuar, do të merren masa

KushtrimGuraj