Telenews

Ia fshiu këngën nga kanali i Youtube-s, Rinor Hykolli akuzon Taynën se “iku tinëz” dhe “bëri gjëra pas shpinës”

Reperja nga Prizreni, Tayna, ka qenë prej disa vitesh në menaxhim të Rinor Hykollit. Ajo duket se është larguar nga label-i “Friends Entertainment” pak muaj më parë dhe se jo gjithçka ka shkuar mirë.

Këngëtarja së fundmi ka lansuar projektin e ri muzikor “Si ai” në kanalin e saj zyrtar në YouTube, i cili i është fshirë për disa orë.

E njëjta bëri një reagim në rrjete sociale dhe la të kuptohej se kënga iu fshi nga ish-menaxheri i saj.

Telegrafi ka kontaktuar me Hykollin për të mësuar të vërtetën e kësaj ngjarjeje.

Në një prononcim të shkurtër, ai thotë se për disa muaj e ka shndërruar Taynan në yll dhe se nuk e priste një gjë të tillë nga ajo.

Rinori e pranon se këngën ia ka fshirë dhe se ishte në kontratë edhe pesë vjet të tjera.

Deklarata e plotë e Hykollit (pa ndërhyrje):

“Po e vërteta është sepse unë kam investuar prej këngës së parë. E kam marrë në rrugë do të thotë ka qenë. Pas disa label-a të tjerë as këngë nuk i kanë bërë kurrë, e kam marrë unë për 6 muaj e kam bërë yll. Do të thotë, kam fakte për këtë punë.

Kam investuar unë më shumë se sa duhet edhe me ma kthy me të keq me ik tinza e me bërë gjëra pas shpinës nuk e kam prit edhe jam i dëmtuar emocionalisht edhe shumë shumë financiarisht.

Mos përmbushja e marrëveshjes me mua. Edhe pesë vitet e ardhshme sikur edhe kem kontratë, më ka shty me ja fshi këngën. Me një marrëveshje të vogël ajo ose kërkim falje. Do ishte e lirë si zogu.

Pa asnjë dëmshpërblim shkaku i korrektësisë e gjithë estrada e si sa korrekt jam”./Telegrafi

Pas heqjes së këngës nga YouTube, nga ish-menaxheri, ka reaguar reperja Tayna. Tayna u kërkuar falje fansave të saj për ngjarjet e fundit.

Ajo tha se duhet durim, para siç është shprehur ajo “mjeranëve të cilët nuk lënë një rast t’u ikë, pa treguar sa të vegjël”.

Tayna përmes një postimi në Instagram në lidhje me këtë rast, është shprehur se ia ka lënë në dorë drejtësisë dhe Zotit.

“I kërkoj ndjesë dëgjuesve t’mi për videon e hequr, por unë e di që do më kuptoni, e bashkë me mua, do bëni durim para mjeranëve të cilët nuk lënë një rast t’u ikë, pa treguar sa të vegjël janë! Unë ja kam lënë në dorë drejtësisë edhe Zotit”, është shprehur tutje ajo.

Ish-menaxheri ia bllokoi këngën, reagon Tayna: Ia kam lënë në dorë drejtësisë dhe Zotit

source

Të ngajshme

E qëlloni kush është? Njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera …

KushtrimGuraj

Kida po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe pas fejesës

Erzana Fazliu

Shpërthen rrjeti në përkrahje të Gilit dhe Redonit

Erzana Fazliu