Telenews

Momenti kuqezi mes Bebe Rexhës dhe Kevin Kodrës, këngëtarja: Ju dua shumë shqiptarë!

Grimieri shqiptar me famë ndërkombëtare, Kevin Kodra, është takuar së fundmi me këngëtaren e njohur Bebe Rexha. Kodra ka realizuar grimin e artistes në një prej eventeve të saj të fundit, ndërsa dyshja duket se kanë kaluar momente të këndshme së bashku.

Në një video të publikuar në Instagram, Kevin dhe Bebe shfaqen, duke buzëqeshur e duke shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit.

Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte momenti kur të dy bënë shqiponjën, duke shprehur krenarinë për prejardhjen e tyre. “Përshëndetje shqiptarë, ju dua shumë”, dëgjohet të thotë Rexha në video.

Takimi i tyre ka ngjallur reagime pozitive, derisa momenti me shqiponjën është pritur me entuziazëm nga fansat shqiptarë. Rikujtojmë se Kevin është një grimier dhe krijues përmbajtjeje me origjinë shqiptare, i rritur në Kanada.

 

Të ngajshme

Shiroka-Pula takon Begajn në Ohër, theksohet bashkëpunimi dhe lidhja e veçantë Kosovë-Shqipëri

Rrezarta Ramaj

Goditet xhepi i atyre që ndërtojnë, ja sa janë rritur kostot në Kosovë

Rrezarta Ramaj

Aksident i rëndë në Zvicër, përfshihen 37 automjete dhe 10 persona dërgohen në spital

Rrezarta Ramaj
Lajmet po ngarkohen…