Telenews

Liderë e përfaqësues nga 13 vende të rajonit në Shkup, Osmani ndan foton familjare të samitit SEECP

Delegacionet diplomatike dhe krerë të shteteve nga 13 vendet e Evropës Juglindore kanë qëndruar të enjten në Shkup, për të përmbyllur përfundimin e mandatit njëvjeçar, të udhëheqjes së Maqedonisë së Veriut me Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore.

Nisma ka për qëllim që të avancojë bashkëpunimin mes shteteve në fushën e sigurisë, ekonomisë, të drejtave të njeriut, por edhe demokracisë.

Po ashtu, edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Samitin e vendeve të Evropës Juglindore.

Ajo ka shpërndarë një fotografi familjare që u realizua në kuadër të Samitit të krerëve të shteteve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

“Në Shkup për Samitin e SEECP, së bashku me liderët e tjerë dhe përfaqësuesit nga rajoni”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Siç thuhet në njoftimin e Presidencës, në këtë samit, Osmani iu bashkua krerëve të shteteve pjesëmarrëse për të biseduar rreth thellimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë për të garantuar paqe, siguri, stabilitet, zhvillim ekonomik, politik e shoqëror në rajon.

Osmani takohet me presidenten maqedonase, flasin për raportet mes dy shteteve

Gjatë qëndrimit në Shkup, Osmani ka takuar homologen e saj maqedonase, me të cilën ka diskutuar për raportet bilaterale Kosovë-Maqedoni e Veriut dhe thellimin e bashkëpunimit.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i cili ishte edhe kryesues i këtij procesi, hapi takimin ministror, në te cilin, megjithatë shumica e vendeve u përfaqësua me zëvendësministra, sekretarë shtetërorë dhe ambasadorë.

source

Të ngajshme

Hykmete Bajrami: Rritja e mafias energjetike, e vetmja arritje e Vetëvendosjes (VIDEO)

KushtrimGuraj

Krimet e luftës, vetëm pesë prokurorë trajtojnë rreth një mijë lëndë të trashëguara nga EULEX

KushtrimGuraj

Ish-ministrat i “vlojnë” me aktakuza, por Kurti pretendon qeverisje “me duar të pastra”

KushtrimGuraj