Telenews

Detaje të reja nga gjuajtja me kallashnikov te “Bregu i Diellit”

 

Në lagjen “Bregu i Diellit 2”, mbrëmjen e kaluar kishte të shtëna me armë zjarri.

Për këtë rast, sot Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh  ka dhënë detaje të reja.

Rasti është kualifikuar si “vrasje në tentativë/shkaktim i rrezikut të përgjithshëm/posedim i narkotikëve.

Policia bën të ditur se i dyshuari pas një mosmarrëveshje me disa persona, e ka marrë armën AK 47 dhe pasi ka dal nga shtëpia kishte shtënë me të.

“Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar 19 gëzhoja si dhe gjatë kontrollit të shtëpisë së personit të dyshuar janë gjetur disa fishekë, jelekë ushtarak dhe substanca narkotike”, thuhet në njoftim.

Tutje në raport bëhet e ditur se i dyshuari ndodhet ende në arrati.

Të ngajshme

Xhuli publikon një fotografi të ëmbël me binjakët e saj: “Bekim i dyfishtë”

Rrezarta Ramaj

2026 “Fundi i botës” më 13 nëntor 2026? Çfarë parashikonte studimi i revistës “Science” në vitin 1960

Rrezarta Ramaj

Arjola Demiri rrëfen dramën e martesës dhe divorcit: “Kam duruar 6 vite, kam qenë edhe unë në lëkurën e Arlindës!”

Rrezarta Ramaj