Telenews

Begaj i kërkon presidentes së Moldavisë ta njohë Kosovën

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, të dielën ka zhvilluar një takim me presidenten e Moldavisë, Maia Sandu.

Në një postim në platformën X, Begaj ka bërë të ditur se ka kërkuar nga homologia e tij Sandu që Moldavia ta njoh pavarësinë e Kosovës.

Ai gjithashtu i ka kërkuar mbështetje për anëtarësimet e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Presidenti shqiptar mes tjerash ka shprehur mirënjohjen për kontributet e Moldavisë në KFOR.

“Gjatë takimit tim me Presidenten Maia Sandu, rikonfirmova mbështetjen e Shqipërisë për rrugën e Bashkimit Evropian të Moldavisë.U bëra thirrje për rishikim të njohjes së Kosovës dhe për mbështetje për anëtarësimet e saj ndërkombëtare. Jam mirënjohës për kontributet e Moldavisë në KFOR”, ka shkruar Begaj në “X”.


source

Të ngajshme

Mbi 6 orë nga aktgjykimi, ministrja e Drejtësisë ‘çele guri gojën’ për dënimin e katërshes

KushtrimGuraj

Protesta në hyrje të Prishtinës, vonesa në transportin publik

KushtrimGuraj

Le Monde: Thaçi dënohet me 25 vjet burgim – Gjykata kontroverse përdori prova nga Beogradi

KushtrimGuraj