Telenews

17 Qershori, Dita Botërore Kundër Thatësirës

 

 

Sot është Dita Botërore e Luftës kundër Shkretëzimit dhe Thatësirës, e cila mbahet çdo vit për të rritur ndërgjegjësimin e komuniteteve mbi përpjekjet ndërkombëtare në luftën kundër këtij problemi.

Kjo ditë duhet të na kujtojë të gjithëve se neutralizimi i degradimit të tokës arrihet përmes zgjidhjes së problemeve, përfshirjes së fortë të komuniteteve dhe bashkëpunimit në të gjithë nivelet.

Dita Botërore kundër Thatësirës dhe Shkretëzimit festohet në mbarë botën më 17 Qershor me një fokus për 2018, në menaxhimin e qëndrueshëm të tokës si një mënyrë për të rigjeneruar ekonomitë, krijuar pune dhe për rivitalizimin e komuniteteve.

Ajo u themelua nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara para 23 vitesh për të rritur ndërgjegjësimin mbi aksionet globale dhe kombëtare që kërkohen për të adresuar shkretëzimin, degradimin e tokës dhe thatësirën.

Të ngajshme

Më 4 qershor mbahet seanca e radhës në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

KushtrimGuraj

Aksident mes motoçikletës dhe veturës në Prizren, një në gjendje të rëndë, policia jep detajet

KushtrimGuraj

BE-ja shpreh keqardhje të thellë për planin e ShBA-së për të dyfishuar tarifat e çelikut

Valjeta Turkaj