Telenews

Lajçak shkon në Qeveri, do të takohet me Bislimin

 

 

Emisari i Posaçëm i BE’së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, ka mbërritur në objektin e Qeverisë së Kosovës ku pritet të takohet me zv/kryeministrin Besnik Bislimi.

Gazetarja e T7, Blertë Zuka, po qëndron afër objektit të Qeverisë dhe sjell pamje prej atje.

Nuk është bërë e ditur se për çfarë tema do të diskutojnë Lajçak e Bislimi.

Ndërkaq, presidentja Vjosa Osmani nuk do ta takojë Lajçakun për shkak të siç thanë nga kabineti i saj mospërputhjeve të agjendave.

Kështu ka konfirmuar për Gazetën Express, këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.

“Presidentja Osmani nuk ka takim me z.Lajçak, shkaku i mospërputhjes me agjendën e paracaktuar të Presidentes”.

source

Të ngajshme

PDK hap fushatën në Prizren, Bedri Hamza prezanton shtyllat e programit të tij

KushtrimGuraj

Ambasadat e Kosovës, zëdhënëse të Qeverisë – nuk e huqin asnjë postim të Kurtit e Gërvallës

KushtrimGuraj

Bedri Hamza: Tani është koha për bashkim, PDK është zgjidhja për ta çuar Kosovën përpara

KushtrimGuraj